Teknologjia ndryshe e prodhimit
Një markë e njohur birre nuk është gjithmonë garanci për cilësinë e saj, por birra Stela ka provuar me rrugëtimin e saj se meriton besimin e konsumatorit. Z. Constantin Gaitatzis.
U bë një kohë e gjatë që në tregun e mbushur Europian përzgjedhim për ju maltin dhe lupolon më të mirë. Receta jonë sekrete e prodhimit të mushtit gatuhet në pajisje dhe teknologji plotësisht të automatizuar për të ruajtur me fanatizëm cilësinë e një mushti të pasur me antioksidantë dhe përbërje të ekulibruar në kripra si rezultat i trajtimi optimal të ujit me metodën e osmozë inverse. Është ky musht i pasur me përbërës të tretshëm i cili fermentohet më pas në proçesin pasues nga majaja.
Fermentimi
Majaja që përdorim për fermentimin e mushtit prodhohet në fabrikë me sistemin in vitro dhe kjo është karta e identitetit të birrës sonë. U bënë rreth 10 vjet që nuk e ndërrojmë këtë identitet dhe ju sigurojmë që do të vazhdojmë edhe shumë e shumë vite të tjera sepse kemi zbuluar që më së fundi prodhojmë një birrë të pasur me vitamina B, të pasur me antioksidantë, alkoole te larta dhe lehtësisht të asimilueshme.
Duhet të dini që ne mendojmë gjithnjë për shëndetit tuaj, për këtë:
- fermentojmë në temperatura të ulta dhe kushte optimale higjene,
- nuk shkurtojmë në emër të kostos kohën e maturimit të birrës (proçes që prodhon buketet në birrë),
- mundohemi që ta karbonojmë lehtësisht birrën me qëllim që të mos shkaktojmë largimin e oksigjenit në gjak (shkaktar kryesor i dhimbjes së kokës) duke përdorur kryesisht dioksidin e karbonit të prodhuar në rrugë natyrale nga proçesi i fermentimit.
Ambalazhimi
Birrat tona mbushen dhe shërbehen në të gjitha formatet e mundshme. Kushtet aseptike të prodhimit dhe mbushjes na japin sigurinë e një pasterizimi më të lehtë të birrës pa rrezikuar në këtë mënyrë përbërësit e shëndetshëm për të cilët kemi punuar shumë për t’i sjellë në lëngun përfundimtar dhe për të mos ndryshuar shijen e birrës.