Historik i shkurtër
Duke qenë se Shqipëria kishte një kulturë modeste në prodhimin dhe konsumin e birrës krahasuar me atë shekullore europiane, vetëm pas viteve 90, themeluesit e fabrikës së prodhimin të birrës Stela iu përgjigjën urisë së tregut duke investuar me seriozitet pajisje, teknologji dhe shkencë. Vit pas viti kjo kompani u rrit dhe “importoi” në vend atë që ishte testuar dhe vulosur si më e mira në Europë.
Kështu, filloi rrugëtimin 20 vjet më parë shoqëria askionere Stefani & Co, fillimisht si Dorina e Stela me kapacitet prodhimi e shpërndarje deri në 500 litra në ditë. Sot fabrika ka mbi 130 punonjës dhe ka një kapacitet prodhimi prej 250.000 hl në vit.
Marka e saj Stela, është birra e dytë më e shitur dhe mbulon rreth 15-18% të konsumit të birrave në tregun shqiptar.
Sipërmarrësit që themeluan dhe çuan përpara këtë biznes, janë katër intelektualë shqiptarë: Dr. Stefan Pinguli, Z. Kujtim Kellezi, Z. Mihal Panteqi dhe Prof. Roland Pinguli.
Çelësi i vërtetë i suksesit
Stefani & Co gjatë gjithë historisë së vet ka investuar në drejtim të rritjes së cilësisë, përmirësimit të vazhdueshëm të pajisjeve dhe procedurave të prodhimit, rritjes së imazhit dhe përmbushjes së kërkesave ndaj klientit. Sot, ka ardhur koha që të gjitha fabrikat e birrës investojnë në teknologji dhe pajisje, ajo që ne i japim rëndësi dhe që na dallon nga të tjerët është origjinaliteti që ruajmë në prodhimin e birrës. Trinomi cilësi, shije, shëndet, shoqëron punën tonë që në përzgjedhjen e lëndëve të para, përpunimin dhe kontrollit të cilësisë i nënshtrohen sistemeve të menaxhimit ISO dhe HACCP që prej 2004.