Ka çelur “Te Stela”
Prej 18 Dhjetorit 2009 Çelet Beergarden. 15-vjetori i Stefani & Co shënon çeljen e të parit beergarden në Shqipëri. Në gjirin e një parku të lulëzuar, është konceptuar në trajtë resort-i duke ofruar: pishinë të kombinuar për fëmijë e të rritur, hotel, kënd lojrash për fëmijët dhe të parën fushë tenisi në vendin tonë me parametra olimipikë.
Përveç të tjerash restoranti ofron një kuzhinë të specializuar për amatorët e birrës dhe “delikatesat” e saj. Larg zhurmave të metropolit por fare pranë tij, për një udhëtim të shkurtër, “Te Stela” përbën një destinacion të lehtë drejt të cilit vihet hareshëm, pa iu druajtur mungesës së parkingut, trafikut e zhurmave të metropolit.
Tek “Te Stela” ju mund të gjeni një kuzhinë të specializuar për amatorët ë birrës dhe delikatesat e saj një përzgjedhje e hollë elementësh të larmishme nga kuzhina të ndryshme që i përgjigjet më së miri kombinimit me birrat e freskëta e të sapoardhura nga fabrika e birrës Stela, vetëm pak hapa larg.
Përveç birrave Lager, Pilsner në formate të reja, risi në tregun shqipëtar birra krudo super e freskët më jëtëgjatësi vetëm 24 orë. Çdo fundjavë “Te Stela” zbresin në skenë artistët më të mirë të skenës shqiptare, ndërsa gjatë javës degustimi i birrës bëhet nën tingujt e ëmbël të një atmosfere pianobari.
Ju mirëprësim!