BIRRA STELA VLERËSOHET SI BIRRA MË CILËSORE NË BALLKAN
Për 4 ditë me radhë, prej datës 1 deri në 4 Dhjetor është zhvilluar në Pallatin e Kongreseve edicioni i 27-të i panairit ndërkombëtar të Tiranës i organizuar nga KLIK EKSPO GROUP.
Në fokus ka qenë ekspozimi i produkteve të bizneseve rajonale dhe nxitja e bashkëpunimit në projekte të mëdha mes vendeve. Në panair kanë marrë pjesë shumë biznese nga të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor; Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.
Gjatë 4 ditëve të panairit u zhvillua dhe festivali i degustimit të birrave ballkanike.
Klik Ekspo Group në bashkëpunim me U.C.C.I.AL (Bashkimi i Dhomave të Tregtisë & Industrisë në Shqipëri & Chambers Investment Forum/ Western Ballkan), kanë vlerësuar Birrën Stela të shoqërisë Stefani & Co si birrën më cilësore në Ballkanin Perëndimor. Një vlerësim që tregon punën e madhe të shoqërisë Stefani & Co në fushën e teknologjisë që nga përzgjedhja e lëndëve të para, në automatizimin e plotë të proceseve zierje-fermetim si dhe prodhimin e majasë invitro.
Falë këtij niveli të lartë teknologjik, shoqëria Stefani & Co prodhon sot 5 lloje të ndryshme birrash sipas gustove specifike të konsumatorit si Stela Lager, Stela Zero, Cek Pilsener, Iliria Vajs dhe Cek Pilsener Dark.
Kompania Stefani & Co ndihet krenare që puna e palodhur është shpërblyer disa herë me 4 çmime superbrands, duke e mbajtur me krenari vulën ‘Superband’ prej vitit 2016 dhe tashmë vlerësohet dhe si birra më e mirë në rajon nga Klik Ekspo Group në festivalin e degustimit.
Birra Stela është një ndër birrat më të shitura dhe mbulon një pjesë të mirë të konsumit të birrave në tregun shqiptar.
#historibirre #birrastela #beer #tradite #balkan #vleresim #klikekspogoup #topnews
Leave A Comment